Haki Latifi: Agim Mehmetit kujtimi dhe vendi historik do t’i përkasin gjithnjë në hapësirat e merituara të vendit tonë

Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka përkujtuar zëvendsëministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Agim Mehmeti, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar pas një sëmundjeje. Agim Mehmeti ka qenë ushtarak dhe zëvendësminsitër i Ministrisë së Mbrojtjes të themeluar bashkë me kolonel Ahmet Krasniqin dhe ushtarakë të tjerë shqiptarë. Postimin e tij, z. Latifi e shoqëron edhe me një foto të përbashkët me Agim Mehemetin. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“Në kujtim të një vjetorit të shkuarjës në përjetësi të veprimtarit, ushtarakut dhe ish zëvendës Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës të ndjerit Agim Mehmeti.
Me krenarinë më të madhe për një personalitet të tillë të shquar, Agim Mehmetit kujtimi dhe vendi historik do ti përkasin gjithnjë në hapësirat e merituara të vendit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Agim Mehmeti!”