Ai këtë nuk e quajti debat të ashpër, por që sipas tij ishte debat normal pasi të gjithë jepnin argumentet e tyre dhe fakte për atë që mendonin ata, transmeton lajmi.net.
“Ky debat ka qenë i munguar, nëse do të ishte ky debat para 11 muajve nuk do të ishte gjithë ky presion politik”, tha ai.
Sipas Veselit, fituesit e këtij debati janë qytetarët, edhe institucionet e Kosovës, duke thënë se të gjitha palët kanë dhënë argumente të forta.
“Demarkacioni me Malin e Zi, këta kufij që janë edhe sot nuk janë vendosur nga ne por nga ata më parë, edhe pse padrejtësisht ne i kemi këta kufij që i kemi”, u shpreh kryeparlamentari.
“Me këta kufij territori Kosovës mbrohet fuqishëm edhe do të kemi partneritet të mirë me Malin e Zi, me SHBA, dhe të gjitha vendet e rajonit”, theksoi Veseli.
Ndërsa, për seancën e nesërme Veseli tha se do të respektohen procedurat ligjore dhe nesër kemi një seancë që ka të bëjë më demarkacionin dhe e gjitha do të rrjedhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Sa i përketë thirrjes së protestës nga VV-ja, Veseli tha se sot debati ishte shumë dinjitoze në aspektin profesional nuk ka nevojë për protestë.
“Vendimmarrja jonë do të jetë në interesa të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha në fund ai.






































