Një mësuese theret me thikë nga prindi i nxënësit

15.05.2017 11:44:25

Policia ka nisur një kërkim të një sulmuesi i cili ka therur me thikë një mësuese jashtë një shkolle fillore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një incident të ndodhur në Shkollën Fillore Devonshire Park në Wirral, Merseyside, Angli, në orën 8.20.

Po sipas medieve të huaja, mësimdhënësja ishte dërguar në spital në një ambulancë dhe shkolla u detyrua të mbyllej për sot.

Sulmuesi me thikë thuhet të ketë qenë prind i një nxënësi.