Një muaj nga përmbytjet, Hasanbegu ende në baltë

06.09.2016 22:15:21

Hasanbegu mbetet i zhytur në probleme një muaj pas përmbytjeve që prekën rajonin e Shkupit.

Kamera e televizionit Alsat M, sot ka filmuar rrugët e këtij vendbanimi që vijojnë të mbeten të pa pastruara. Për një muaj me radhë shumë banorë të Hasanbegut nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre që pësuan dëme të mëdha nga vërshimet.

“Rrugët janë katastrofë kanë dhënë premtime se kanë me i shtruar me tampan asfalt por vetëm premtime kanë dhënë , tash nuk kalohet fëmijët në shkollë, me shkuar në spital qytet me 100 mundime jo vetëm premtime askush s’ka ardhur me na pa me na shikuar shtëpitë si kemi rregulluar nuk mundemi me i rregulluar rimë në familje është shumë keq”, u shpreh një banor i Hasnbegut.

Nga gjithsej 5 mijë familje, shteti deri tani ka ndarë paradhënie në shuma simbolike vetëm për 1800 familje, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për dëmin e përgjithshëm material.

“E shihni vetë edhe ju se si është ka baltë një shi me ra nuk lëvizet për me dalë në qytete duhet me i vesh çizmet këpucët e reja me i marr në dorë edhe me dalë në asfalt. Shtëpitë i kemi rregulluar vetë, patjetër me i rregulluar , do ndihma na dhanë por shumë pak ata se ski çka bë me 500 euro 30 mijë denarë”, tha një tjetër banor.

 

 

Banorët e Hasanbegut thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i vogëlushes Elife Fejzullahu e cila u zhduk natën e përmbytjeve. Më tej, ata ankohen se një muaj pas vërshimeve situata në vendbanimin e tyre nuk ka ndryshuar.

“Veç dy herë tri kanë ardhur na hëngrën mushkonja dhe mizat me avion veç dy herë a në tërmetin shpi shtëpi kanë ardhur, ata 30 mijë denarë na ka dhënë populli. mirë që s’kemi fëmijë tëhumbur glifin na dhimbset si me qenë bija ime”, deklaroi një banor.

Në përmbytjet që goditën një muaj më parë rajonin e Shkupit humbën jetë 23 persona, mijëra banorë ngelen pa kulm mbi kokë, u dëmtuan shumë shtëpi, rrugë dhe të paktën mbi 3 mijë vetura.