Regjimi sirian hedh gaz klorin në Alepo

06.09.2016 22:19:43

Helikopterët e regjimit sirian kanë hedhur sot fuçi që përmbajnë gaz klorin në lagjen al-Sukari, në anën lindore që kontrollohet nga rebelët e Alepos, njoftuan aktivistët.

“Burime mjekësore njoftuan se 70 persona kanë pasur probleme në frymëmarrje si dhe asfiksim pasi një helikopter i regjimit sulmoi zonën”, tha Rami Abdel Rahman, shefi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ibrahim al-Hajj, zëdhënësi i “Helmetave të Bardha”, një organizatë vullnetare për mbrojtjen e civilëve, që operon në të gjithë zonën e kontrolluar nga opozita siriane, konfirmoi se të paktën 80 persona, ku  ishin 50 gra dhe fëmijë, janë trajtuar për probleme të frymëmarrjes dhe se era e gazit të klorit ka mbushur të gjithë zonën.

“Gjithë trupit i vinte erë gaz klorin”, tha një ndihmës ndërkohë që po lante një fëmijë.