Një person ka vdekur në Istog si pasojë e një vetë-aksidenti

22.12.2018 15:33:41

Raportohet se pas lëndimeve të marra, vozitësi ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare të Istogut, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit.

Me urdhët të këtij të fundit, trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore.