Një rrugëtim nëpër Has në Ditën e Mësuesit (2)

04.03.2017 18:28:58

2.Rrugëtim nëpër Has të Rrafshit

Nga Nikollë Kërhanaj

 LUKINI; Fshati shtrihet buzë shpatijeve ku fillojnë malet dhe shpatijet, e në bregun e djathtë të rrjedhës së lumit Dri i Bardhë.. me rreth 20 km në veriperendim të Prizrenit. Vendbanim i tipit të dendur. Shkolla është filiale e Shkollës “Muharrem dhe Xhevat Qena” në Ramajë.Arsimtarët vendas janë: Dinë Hoti (i ndjerë) Hasan Hoti, Beçir Letaj, Kasam Letaj,  Ibrahim Shehu,  Besnik Letaj Kurset analfabetike i mbajti Sherif Sadria.

Ramaj: Fshati është i vendosur në rrafsh e në tokë pjellore në pjesën verilindore të Prizrenit në largësi prej 22km. Është vendbanim i lashtë iliro-dardan ku gjenden rreth 16 tuma ilire në vendin e quajtur “Sakra”, në bregun e djathtë të Drinit të Bardhë. Shkolla filloi nga puna në vitin 1947/48 në lokalet e xhamisë së fshatit me mësuesit: Fehrat Adem Qenaj e Muharrem (Rremë) Rrahim Zenunaj,Arsimtarët e këtij lokaliteti janë: Nebi Duraj, Ibrahim Qenaj, Salih Nezaj, Salih Demaj, Ismet Qenaj, Naki Nezaj, Isuf Nezaj, Rasim Beçaj, Murat Duraj, Hajdar Qenaj, Drita Qenaj, Refki Duraj, Salih Duraj, Ibrahim Duraj, Arjeta  Nezaj, Adem Qenaj, Hasan Qenaj, Ismet Qenaj, Hatim Qenaj. Mësimin në kurset analfabetike i mbajti Fehrat Ademi.

Dedaj: Është ndër fshatrat e vogla të Hasit që shtrihet në dy lagje: Lagjia e përsiqme kodrinore dh ajo e poshtmja shtrihet rrënzë vendit të quajtur Rrethi (Gurishta) përbri rrugës me  rreth  13 km në verilindje të Prizrenit. Shkolla ka filluar në vitin 1948. Nxënësit kanë shkuar në Libizhdë. Objekti i shkollës është ndërtuar në vitin 1990/91 nga komuniteti i vendit, mirëpo tash është bërë zgjërimi i lokalit shkollor me kushte më të mira si  për nxënës ashtu edhe për kunadër arsimor. Mësuesit e këtij mesi janë: Selim Baldedaj, Gjon Tushaj. Hasan Balaj, Besnik Baldedaj, Vitor Tushaj, Merita Balaj, Teuta Cakaj- të gjithë janë profesorë..Kurset analfabetike i mbajti Avdyl Avdyli .

Lubizhdë: Shtrihet në një luginë me kodrina të afërta, rrëzë maleve të Pashtrikut me rreth 30 km në veriperendim të Prizrenit, vendbanim në formë të zgjatur me 5 mahalla por familjet me mbiemra të ndryshëm.: Mahalla e Truçit, Memçaj, Mahalla Supje, ajo e Dushkut dhe Musaj Gadi që fshatrat Lubizhdë, Kabash e Kushnin lidhen në mes vedi andaj edhe shkollat kanë vepruar bashkarisht.Pasi hyri fryma e hapjes së shkollave shqipe më 197/48 Nuhi Sh. Osmankaj(1926)- shkollën fillore e kreu në Zym, progjimnazin në Mitrovicë, Normalen në Pejë, mësues në lubizhdë në vitin 1948. Shkolla fillore u hap në vitin 1946/47. Historikisht dihet se në kohërat pa ndonjë shtet të mirëfilltë klerikët e kanë luajtur rollin  e vet dhe ndikimin e tyre në popull. Këstu , në këtë mes, sa i përket arsimimit, mund të veçojmë Shejh Salihun i cili dijti dhe bëri aq shumë si atdhetar dhe misionar për të ndritur jetën e këtyre banorëve. Me krijimet e tij për atdhedashuri që këndonte në formë ilahije –krijoi një simpati mga besimtarët e vendit. Në vitët 1997-99 në luftë fshatin dhe shkollën e dogjën soldateska serbe por u ripërtri. Kuadri arsimor dje dhe sot: Nuhi Osmankaj, Rrahman Seferqaj, Qerim Gigolaj, Neki Gigollaj, Ramë Kajdomçaj, Sokol Xhibixhiu,  Latif Muçaj, Ismet Muçaj, Shaqir Gigollaj, Isa Osmankaj, Islam Osmankaj, Bujar Nerjovaj, Islam Kajdomçaj, Selman Osmmankaj, Ramë Gegollaj, Ilaz Musaj, Sylë Gegollaj, Nahide Osmankaj, Shpresa Osmankaj, Bekim Nerjovaj, Arlinda Duriqi-Paralangaj, Valbona-Kryeziu-Osmankaj.  Kurse analfabetike i mbajti: Rexhep Fetahi e Salih Hamëz Muçaj,

Kabash: Fshati është i vendosur në një grykë-luginë, vendbanim malor, i tipit të dendur, rreth 32 km në verilinndje të Prizrenit. Shkolla filloi nga puna në vitin shkollor 1947/48 në shtëpinë e Shaban Halil Gigollit të fshatit Lubizhdë me mësuesit: Nuhi Osmankaqi-kaj,(nga Lubizhda),Mihill Jetish Kristaj (nga Zymi) dhe Dedë Kaçinari. Pastaj shkolla veproi edhe në shtëpinë-shkollë të Rexhep Ramë Fetahut e të Rrustem Brahim Temajt me mësues Hysen Shefia, Zenel Kastrati et.. Në vitin 1958, u renovua e adaptua objekti i kooperativës bujqësore në mes të dy fshatrave Kabash-Kushnin. Këto dy fshatra vazhduan shkollimin e përbashkët deri me ndërtimin e objekteve të shkollave të reja për të dy fshatrat. Në vitin 2003 u ndërtua objekti i ri shkollor Nga Kabashi janë këta  arsimtarë : Avdi Kabashi, Halit Kabashi, Avdi Kabashi, Hasan Kabashi, Fejzë Kabashi . Me hapjen e shkollës në Kabash në vitin 1947, mësimin e kanë mbajtur mësuesit mga Kushnini.Kurset analfabetike i mbajti Sokol Rama.

Kushnin: Është i vendosur në rrëzë të malit Pashtrik në kodrina e lugina , veriperendim të Prizrenit në largësi prej rreth 32 km,- vendbanim i tipit të dendur. Në këtë vazhdimësi edhe në Kushnin në vitin shkollor 1947/48/49 u hap shkolla me mësuesin Arif Adem Sufaj nga Demjani në shtëpitë private të Rexhep Ramë Fetahut për të kaluar në objektin e adaptuar të kooperativës bujqësore në vitin 1952 që gjendej në lagjen Morinë.( Do të shenohet në ditar| në Kushnin| Arif Adem Sufaj-mësues i parë\. Në vitin 2004 u ndërtua shkolla e re në Kushnin “Qamil Guranjaku” me donacion nga MASHT-i. Kjo shkollë e ka edhe paralelën e ndarë në Trravë. Arsimtarët vendas të Kushninit janë: Isa Morina, Besim Morina, Agim Morina ( i ndjer), Rexhë Morina, Ismet Morina, Shahin Morina, Limon Shatri, Adem Morina, Skender Morina, Jahe Morina, Murat Morina, Muhamet Shatri, Mic Shatri, Teuta Shatri, Afërdita Morina, Arif Shatri, Hajdar Temaj, Ibish Shatri, Urim Shatri, Teuta Temaj. Në shkollën e Trravës punon: Viktor Rexhbeçaj

Në Demjan, përkatësisht në Pnish, në vitin 1946 shkolla filloi në shtëpia private, po në këtë vit shkolla filloi edhe në Lipavec e kështu me rradhë

 Liria e shkollimit të femrës hasjane: Femrat hasjane nuk kanë qenë të mbyllura as të mbuluara. Në vitin 1946, në Zym shërbente mësuesja Luçie Gjini- Lumezi nga Prizreni që ishte një motiv nxitës e vullnnetmirë për lirinë e fëmrës në Zym, për shkollim e barazi dygjinore. Ajo banonte në shtëpinë e Sebë lukë Lumezit dhe se kishte lirinë e bisedave me vajzat zymjane( si Afërdita e Zymit). Njëherit ajo organizoi dhe mbajti kurset analfabetike duke i përgatitur edhe disa mashkuj për mbajtjen e kurseve. Ishte shumë e afërtë dhe aktive në këtë mes. Andaj edhe banorët i qenë mirënjohës.

 Hasjanët në favor të shkollës :  Derisa dihet se çdo fillim është i vështirë, shkollat shqipe u hapen falë arsimtarëve të dërguar nga qyteti  drupe individësh që dinin sadopak shkrim-lexi dhe shumë arsimdashës vendas. Ndër vitet 1945/6/47 qeveria e porsa formuar angazhohej për formimin e kooperativeve bujqësore dhe ndërtimin e objekteve të saj por që nuk patën sukses të mjaftueshëm, e mira e tyre qe ndërtimi i objekteve të cilat më vonë shërbyen për t’i adaptuar për lokale shkollore. menjëherë pas filloi angazhimi i popullatës për hapjen e shkollave e sidomos përfshirja e vajzave për të vijuar shkollën fillore. Duheshin angazhuar prijësisit dhe familjet e forta e me autoritet, pas të cilëve, me pak pengesa vijonin edhe të tjerat. Kur nënat vijonin kurset analfabetike, pse të mos  e vijojnë  shkollimin  e  rregullt  edhe vajzat e tyre?

Me të kaluar koha e mungesës së objekteve shkollore dhe kuadrit shkollor, të asaj kohe, tani kemi mbi 20 objekte shkollore për funksionim normmal të mësimit me lokale të nevojëshme përcjellëse e kabinete si dhe dis fusha sportive. Me një kuadër përafërsisht profesional për lëndët përkatëse.Këto shkolla punojnë me një kuadër  prej rreth 257 arsimtarësh, prej tyre 41 femra.(M.216+f.41=257). Përkundër këtij numri arsimtarësh, disa prej tyre punojnë jasht vendlindjes kështuqë në shkollat e Hasit punojnë  edhe  shumë arsimtarë të jashtëm për t’i plotësuar vëndet  e lira të punës.

Është me rëndësi primare të shenojmë se në kohën e mbylljes së shkollës shqipe nga pushteti agresor i Serbisë, fshatarët hasjanë i hapën dyertë e shtëpiave të tyre: shtëpia-shkollë për të  funksionuar shkolla shipe edhe në kushte jo normale, vetëm për të mos u mbyllur rruga e dijes dhe shkrim-leximit.

Për fund do të shtoj se ky shkrim është një rrëfim, një pasqyrë e historikut të ecjes së mbarë të shkollës shqipe në Has, është një udhërrëfim apo një odiseadë e gjatë për t’ua pranuar meritet e arsimtarëve të vjetër për të vazhduar me të renë, Njëherit kërkoj falje nga veprimtarët- lexues për lëshimet eventuale të bëra por të paqëllimta.

Siç u tha më lartë, Hasi, vend i thyeshëm, nuk është investuar nga pushteti i mëparm. Nga ky shkak nuk ka patur kuadro të shkolluara andaj edhe u jemi mirënjohës arsimtarëve të ardhur nga qytetet me rrethinë të Prizrenit, Gjakovës, Deçanit, Pejës e të Preshevës, mga fshatrat e Malësisë së Madhe të Malit të Zi por edhe nga disa  qytete të Maqedonisë të cilët studionin në Kosovë. Ua pranojmë meritat dhe kontributin e tyre për mirëvajtjen e shkollës dhe shkollimit shqip./fund

 

Zym, 03 shkurt 2017