Një shpërthim i fuqishëm trondit Kabulin

01.08.2016 08:18:41

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Kabulin të dielën pas mesnate dhe është dëgjuar në pjesët më të mëdha të qytetit.

Dëshmitarët kanë thënë se ka qenë një kamion bombë që ka hyrë në Portën Veriore të një ndërtese ku jetojnë kontraktorët e huaj. Talebanët e kanë marrë përsipër sulmin.

Ende nuk është raportuar për viktimat e mundshme.

Pas shpërthimit një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Javën e kaluar ISIS vrau 80 njerëz dhe 230 u plagosën pas një sulmi në një protestë.