Një stuhi dimri godet Kaliforninë, ka të vdekur

09.01.2018 19:23:03

Stuhia solli shi rekord në shtetin amerikan

Stuhia dimërore goditi sot Kaliforninë e Jugut duke sjellë shi rekord në shtetin amerikan, ku humbën jetën dy persona.

Trupat e pajetë u gjetën gjatë operacioneve të shpëtimit në vendbanimin Montesito, në veriperëndim të Los Anxhelosit, tha zyrtari nga shërbimi i zjarrfikësve Dave Zaniboni.