Një tjetër gazetare e njohur bashkohet me LIBRA-n e Ben Blushit

07.03.2017 18:38:01

Partia LIBRA vazhdon të mbledhë firma për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit për shkak të ngërçit të krijuar nga KQZ.

Pas moderatorit dhe humoristit Agron Llakaj, një tjetër figurë publike është bashkuar me partinë LIBRA.

Gazetarja Sonila Meço ka hedhur firmën që LIBRA të regjistrohet në zgjedhje.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet kryetari i kësaj partie Ben Blushi, i cili ka publikuar edhe një foto në Facebook.