Sa janë të kënaqur pacientët me shërbimet shëndetësore? – anketë e cila do të vlejë 50 mijë euro

07.03.2017 18:41:51

Sa janë të kënaqur pacientët? – pyetje e cila do të jetë me vlerë prej rreth 50 mijë euro. Kaq ka vendosur ministri Nikolla Todorov të shpenzojë për të matur kënaqësinë tek të siguruarit e shërbimeve në shëndetin publik.

Tenderi tanimë është nënshkruar, ndërsa kriter kryesor si në gjithë tenderet tjera do të jetë oferta me çmim më të ulër. Për disa nga paraardhësit e Todorovit kjo është mjegullim, pasi sipas tyre paratë harxhohen për pyetje përgjigja e së cilës është më se e qartë.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk shpjegojnë se një matje e këtillë e kënaqësisë së pacientëve është e nevojshme dhe pse bëhet aq shpesh? Ata thonë se e kanë obligim ligjor të realizojnë anketa anonime dy herë në vit dhe të njëjtat t’i publikojnë në web faqen e tyre zyrtare të Ministrisë.