Një urë është shembur në autostradën M20 në Kent

27.08.2016 19:04:05

Një urë për këmbësorë është shembur në autostradën M20 në Kent, me ç ‘rast një pjesë e një kamioni ka rënë, duke plagosur një motoçiklist i cili po kalonte nën urë.

Rruga sipas the Indepedent u mbyll në mes kryqëzimeve 2 dhe 4, afër Leybourne, pasi shërbimi i urgjencës nxitoi për të pastruar grumbujt e rrënojave dhe mbeturinave.

Dëshmitaret thonë se janë ndjerë me fat që janë gjalle, pasi ura ra pas mesditës të së shtunës, dhe kishte trafik të ngjeshur në fundjavë në pushimeve të gushtit.