Një vit nga horrori i ISIS-it: Titujt e gazetave botërore për tragjedinë e Parisit (Foto)

13.11.2016 09:49:46

Me 13 nëntor, një vit më parë, grupi terrorist ISIS, i njohur po ashtu edhe si Shteti Islamik, kishte kryer sulme terroriste në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Ato sulme ishin cilësuar si terrori më i madh në Francë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.

Sulmuesit që përdorën bomba vetëvrasëse dhe kallashnikovë, në disa sulme të shpërndara nëpër Paris, patën vrarë 130 persona dhe kishin lënë të lënduar 368 të tjerë.

89 prej tyre kishin mbetur të vdekur në tetarin e famshëm “Le Bataclan” ku kishte një koncert të rok grupit amerikan Eagles of Death Metal.

Tetë nga terroristët që kishin kryer sulmet patën vdekur – shtatë nga ta duke mbytur vetën me eksploziv – ndërsa njëri ishte vrarë nga policia franceze.

Kjo ngjarje ishte raportuar në të gjithë botën me ditë të tëra.

KlanKosova.tv iu kujton sot, pas një viti, titujt e disa nga prej gazetave më të mëdha botërore, për ngjarjen makabër të 13 nëntorit 2015.

the-new-york-times
the-washington-post
the-boston-global
los-angeles-times
tampa-bay-games
new-york-post
sun-times
daily-news
the-times
bild
liberation

Në gazetat franceze fjala “Horror”, ishte gati gjithkund, ndërsa e famshmja Le Parisien, për kryetitull kishte: “Këtë herë, është luftë”.

gazetat-franeze