Një vullnetar teksa po kërkonte policët e zhdukur është rrezikuar nga valet e rrëmbyeshme

03.05.2018 10:04:05

Ky momentet dramatike kur vullnetari ishte në rrezik për jetën teksa po merrte pjesë në operacionin e kërkimit të policëve të zhdukur.

Rasti ka ndodhur në momentin kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Shtabin e Emergjencës, duke biseduar me zyrtarët e Policisë e të FSK-së rreth operacionit që po zhvillohet që nga e shtuna në mbrëmje.

Siç shihet në pamjet  vullnetari shpëton në çastet e fundit për shkak se ishte i rrezikuar nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Lepenc.