Mbrëmë është gjetur i varur një 58 vjeçar në Gjakovë

03.05.2018 10:22:10

Mbrëmë rreth orës 23:00, është gjetur një person i varur në një lokal në Gjakovë.

Personi në fjalë është i gjinisë mashkullore rreth 60 vjet. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Krist Gjokaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, është lajmëruar nga bashkëshortja e vet si i zhdukur më pas është gjetur në një lokalin e tij privat në rrugën “Ismail Qemali”. Është person i gjinisë mashkullore i moshës 58 vjeçar”, ka thënë Gjokaj.

Sipas tij, policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion