Vjedhje e rëndë në Landovicë të Prizrenit

06.07.2017 19:37:20

Me datën 15 tetor të vitit 2016, rreth orës 16:55 minuta, në një automjet në afërsi të marketit “Laja” në fshatin Landovicë pati ndodhur një vjedhje e rëndë me ç’ rast i dyshuari e kishte thyer xhamin e një veture dhe  kishe marrë në mënyrë të kundërligjshme stoli të arta në vlerë prej rreth 7000 eurove. Në atë kohë hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” në Prizrenin kishin kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur që të gjenin pamje të marra nga një kamerë e sigurisë. Ndërkaq, sot, në mëngjes, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” është arrestuar i dyshuari J.K. dhe i njëjti dërgohet në mbajtje ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës, me kohë janë dorëzuar në prokurorinë e shtetit.