Njerëzit e Donald Trump: Kjo mund të jetë përbërja e Shtëpisë së Bardhë (Foto)

09.11.2016 18:09:21

Para se të mbaheshin zgjedhjet për president të SHBA-ve, kishin filluar spekulimet se kush mund të ishin njerëzit që do ta përbënin kabinetin e presidentit tashmë të zgjedhur, Donald Trump.

Tash pasi që republikani Donald Trump është bërë president i Amerikës, ekziston mundësia e madhe që në kabinetin e tij të gjenden disa persona më të vjetër se 70 vjeç.

trump1

Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence për vete i kanë siguruar karriget, derisa spekulohet se pozicion të lartë të mbajë Rudy Giuliani (72) ish kryebashkiak i Nju Jorkut, për të cilin thuhet se do të jetë kryeprokuror i SHBA-ve.

trump2

Për sekretar të shtetit është paraparë Newt Gingrich (73), i njohur për udhëheqjen e të ashtuquajturit revolucion republikan në vitin 1994. Ai ka qenë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan nga vitit 1995 deri në vitin 1999.

trump3

Ministër i Mbrojtjes mund të jetë gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Mike Flynn (58) dhe ish drejtor i Agjencisë së Mbrojtjes.
Për ministër të financave mediat amerikane përmendin Steve Mnuchin (53), bankier nga Wall Street dhe producent filmik.

trump4

trump-president
Në krye të ministrisë së Tregtisë mund të gjendet Lew Eisenberg, njeriu që vije nga komitetit Kombëtar i Republikanëve. /Lajmi.net/