Sulmohet fizikisht gruaja e Blerand Stavilecit

28.08.2017 16:41:32

Vitore Metaj Stavileci, bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci është sulmuar nga dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

Bashkëshortja e Blerandit është sulmuar nga dy persona të panjohur, sot rreth orës 14:00, duke u detyruar që nga lëndimet të pranojë ndihmë mjekësore në QKUK.

““Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën:  V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)” thuhet në njoftimin e policisë.