Blerand Stavleci shkon në emergjenc ku ndodhet gruaja e tij

28.08.2017 16:47:08

Vitore Metaj-Stavileci është duke u trajtuar në Qendrën Emrgjente të QKU. Bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavielci është sulmuar sot rreth orës 14:00 në lagjen Veternik e që sipas Policisë nga dy persona të paidentifikuar.

Me të kuptuar lajmin në Qendrën Emergjente ku është dërguar ka shkuar edhe ministri në detyrë Blerand Stavileci.

Para Qendrës Emergjente shihet vetura zyrtare e ministrit e po ashtu aty janë edhe njësi të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast PDK, pjesë e së cilës është Stavileci ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media.