Njerëzit në izolim, minjtë mbushin rrugët

29.03.2020 12:04:56

Rrugët e boshatisura nga njerëzit që janë mbyllur në karantinë, ka bërë që në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, të shtohet shumë numri i minjve.

Pas mbylljes së restoranteve dhe kafeneve, mbetjet e të cilave janë një hapësirë e mirë për grumbullimin e këtyre kafshëve, tani kanë nisur të dalin në rrugë për të gjetur ushqim.

Meqenëse ushqimet e shpejta, nuk po hidhen më në kontejner apo në skaje rrugësh, minjve po iu duhet të kërkojnë edhe më larg në mënyrë që të shuajnë urinë.

Numri i minjve është shtuar në masë të madhe, ndërsa përhapja e tyre nëpër rrugë vetëm po shtohet, pasi janë në kërkim të ushqimit për të mbijetuar.

“Sapo e ktheva kokën dhe pashë një grumbull me rreth 30 minj që po copëtonin diçka, ishin shumë të pështirë”, ka thënë një banorë.