Njerëzit shprehin urrejtjen e tyre ndaj muslimanëve në Francë nëpër rrjete sociale

19.08.2016 16:20:41

Afërsisht 7,000 postime në twitter me përmbajtje islamofobe janë dërguar çdo ditë gjatë muajit korrik, një ngritje e madhe krahasuar me 2,500 postime në ditë të regjistruara gjatë muajit prill, shkruan The Independent.

Ky fenomen ka pësuar ngritje drastike pas sulmit me kamion në Nice dhe tentimit të dështuar për grusht shtet në Turqi.

Ngritja më e lartë është shënuar pas sulmit terrorist në Nice ku 85 persona mbetën të vdekur, kështu duke u regjistruar 21,190 postime me datën 15 korrik.

Shifra e dytë më e lartë është 10,610 postime më 17 korrik pasi që një fraksion i ushtrisë së Turqisë tentoi të rrëzoj qeverinë atje.

Drejtori i hulumtimit tek Demos, Carl Miller ka deklaruar që këto postime nuk kanë shfaqur urrejtje ndaj ISIS mirëpo ndaj të gjithë botës myslimane.