“Njeriu Dragua”: Burri më i armatosur në Amerikë, që posedon 80 vetura...

“Njeriu Dragua”: Burri më i armatosur në Amerikë, që posedon 80 vetura ushtarake, 200 mitralozë, tanke e granatahedhës (Foto/Video)

17.02.2017 18:58:56

Një koleksionues i armëve i njohur me nofkën “Njeriu Dragua” cilësohet si “njeriu më i armatosur në Amerikë”, duke pasur nën pronësi mbi 200 mitralozë, tanke dhe granatahedhës.

Mel Bernstein, i cili fitoi nofkën “Njeriu Dragua” falë dizajnit të motoçikletës me formë të Dragoit që nxjerr flakë nga goja, më në fund ka organizuar një turne në muzeun e tij privat të njohur si “Toka e Dragoit”.

Në parajsën e adhuruesit të armëve në El Paso të Colorado në Shtetet e Bashkuara, ai posedon terren për qitje me armë të ndryshme, 80 vetura ushtarake, licencë për shitje të armëve automatike dhe një terren tjetër për lojën tashmë të njohur si paint-ball.

Burri ky motoçiklist me krahët e mbuluar me tatuazhe të gjarpërinjve, duket se nuk brengoset fare se çfarë mendon shoqëria për koleksionin e tij marramendës që kap vlerën e më shumë se 8 milionë funteve.

“Sot do të ua shpjegoj se pse më quajnë njeriu më i armatosur në Amerikë”, dëgjohet Bernestein duke thënë në videon e realizuar gjatë turneut në muzeun e tij privat.

Derisa kamerat kishin fokusuar objektivët në dhomat e mbushura me qindra pushkë automatike, ai tha: “I shihni këta mitralozë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe punojnë sikur të kishin dalë tani nga fabrika”.

“Më duhet të pranojë se afro 200 copë i kam në emrin tim. Nuk besoj se ekziston dikush tjetër në SHBA që ka kaq shumë armë në emrin e vet. Kam armë aq shumë të mëdha, sa që jo çdokush mund të gjuaj me ato”, ka shtuar ai.

Ai madje ua tregoi kameramanëve dhe fotografëve, dhomën e gjumit që i kishte muret e mbuluara me pushkë të ndryshme automatike.

Prona e tij e izoluar shtrihet në 260 hektarë larg rrugëve të zhurmshme të Brooklyn në Neë York, vend ky ku edhe ishte rritur.

Ai në klasën e nëntë braktisi mësimet për të koleksionuar armë, dhe për të ndërtuar motoçikleta me të cilat shëtiste me shokët e vet.

Pasi kreu shërbimin ushtarak nga viti 1965-1966 në luftën e Vietnamit, Bernestein hapi një dyqan që merrej me riparimin e motoçikletave në Long Island.

Por në vitin 1982 ai u zhvendos në Colorado së bashku me gruan Terry Flanell, ku edhe hapen një dyqan të armëve dhe filluan të prodhojnë dhe koleksionojnë armë të ndryshme.

Por Bernstein mbeti me zemër të thyer kur gruaja e tij u qëllua aksidentalisht për vdekje në vitin 2012, derisa po xhironin një reality shoë për Discovery Channel.

Ajo në fakt ishte goditur nga dy bomba të tymit që fluturonin me 200 kilometra në orë, dhe që përdoren për t’i mbushur me tym zona të caktuara në fushëbeteja.

Një pjesë e muzeut të tij privat përmban më shumë së 900 manekin të uniformuar, 88 vetura dhe 3 mijë armë të ndryshme nga shpatat e samurajëve deri tek granatahedhësit.

Ai ka edhe një dhomë të veçantë me armë që janë përdorur në çdo luftë që shteti i tij ka marrë pjesë, nga Lufta e Parë Botërore deri të ajo në Afganistan