Njeriu ka nevojë ta zhveshë kostumin e trishtimit nga shpirti…~ Nikoll Ulndreaj

04.12.2019 11:45:01

HIRRJE PËR NDËRGJEGJËSIM

Poeti yne i nderuar Nikoll N. Ulndreaj, që nga data 26.11.2019, dita e termetit… jeton në të tilla kusht , të cilat do i lexoni më poshtë

Thirrje gjithë komunitetit të shkrimtareve, poeteve, artisteve dhe biznesmeneve te Tropojes , ne veçanti Kryetarit te Bashkise se Tropojes z.Rexh Biberaj , per kete rast dhe kudo ku mund te japim kontributin tonë.

( Theksojme se kjo thirrje bëhet nga ana e Tropojes Poetike, nuk eshte se na e kerkoi vete Poeti yne, pasi i vinte zor te kerkonte ndihme, duke mendur se mbase kishte te tjere qe kane edhe me shume nevoje… por ne fakt duket qarte se Poeti yne bashke me familjen e tij po jetojne vertet ne kushte shume te veshtira …)

_____________________\\

Njeriu ka nevojë ta zhveshë kostumin e trishtimit nga shpirti…
~ Nikoll Ulndreaj

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Durrësin, Kavajën, Tiranën, Laçin, Lezhën dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë, Fatkeqësisht si qindra shtëpi të tjera edhe shtëpinë time e bëri të pabanueshme.
Fatmirësisht e gjithë familja ime shpëtoi shëndosh e mirë. Në këto momente të vështira shteti na u gjet pranë dhe na strehoi në Qendrën Sociale numër 6 Kombinat. E dimë se shteti do na ndihmoj, por ndihma nuk mund të jetë aq e shpejtë sa duam dhe sa kemi nevojë ne. Por kjo fatkeqësi natyrore fatmirësisht na ka bashkuar e bërë të gjithëve bashkë pa dallime në ngjyra politike, sigurisht edhe pa dallime në ngjyrat e lëkurës.

Gjithçka për ne është bërë e vështirë dhe mund të ketë edhe efekte pakënaqësie nga veprimet e ngadalshme të disa zyrtareve vendor. Por qëllimi i këtij statusi nuk është vetëm nevoja që kemi për ndihmë të çdo forme materiale, por kemi nevojë edhe për ndihmë të kualifikuar që të na kurojë shpirtin, të na largojë nga kujtesa qoftë edhe një moment të vetëm sikletin që na ka dhunuar shpirtin. E kemi të vështirë ta gëlltisim këtë çrregullim të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme…

Nganjëherë njeriu i drunjëzuar nga fatkeqësitë natyrore e ka të domosdoshme qoftë edhe një çast të vetëm ta zhvesh kostumin e trishtimit nga shpirti i ti. Fakti që ne kemi pësuar krizë shpirtërore, kemi humbur qetësinë ka ndikuar edhe në mënyrën e sjelljes tonë, jemi bërë më agresiv dhe nuk na vjen për mbarë biseda me njerëz që kanë lidhje dhe fuqi të zgjidhin hallet tona kur ata janë të ngadalshëm në veprimet e tyre…

Mbrëmë në qendrën Sociale nr. 6 Kombinat erdhi gazetari Alfred Peza e na shërbeu si të ishim pjesëtar të familjes së ti. Jo vetëm na shërbeu duke na shtruar një darkë, por na ushqeu edhe shpirtin me shpresë duke na thënë se shteti nuk do u trajtojnë si gjynahqarë por si qytetar të dinitetshëm të këtij vendi. Shpirti ynë është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe ka nevojë për dashuri dhe respekt njerëzorë që shpresës tonë mos ti thahen lulet. Nga zemra e falënderoj gazetarin Alfred Peza që mbrëmë rreth dy orë bashkëbisedoj me ne në grup dhe takim me secilin që kishte deshirë ti qante hallet që i ngrinin palcën shkaktuar nga tërmeti.
.