Njësitet Speciale të Policisë malazeze vendosen afër kufirit me Kosovën

28.08.2016 22:38:06

Njësitet anti-terroriste të Malit të Zi raportohet se janë vendosur afër kufirit me Kosovën, kështu shkruan gazeta e Podogoricës, “Vijesti”, transmeton Indeksonline.

Arsyeja kryesore e vendosjes së këtij Njësiti është konflikti i mundshme me Kosovë pas kundërshtimeve ndaj marrëveshjes për demarkacionin.

Në zonën kufitare, sipas kësaj gazete, njësitë antiterroriste janë duke patrolluar me armë të gjata.

Ndryshe, presidenti malazias, Filip Vujanovic, në një deklaratë për media ka thënë se shtetit të tij nuk i duhet asnjë centimetër i Kosovës. Megjithatë, sipas tij, malazezët nuk presin incidente në kufirin me Kosovën.