Njihuni me gënjeshtarin më të madh të internetit, shkrimet e të cilit kanë mashtruar miliona njerëz

11.02.2020 15:14:49

Lajmi i pakonfirmuar për vdekjen e gjeneralit serb Ratko Mlladiq ka vënë në lajthitje rajonin.

Shumë prej tyre kanë transmetuar postimin në Twitter të ministres së Jashtme të Bosnjës, Bisera Turkoviq, në të cilin kishte shkruar se ka të konfirmuara informacionet për vdekjen e Ratko Mlladiqit.

Por reagimi i Tribunalit të Hagës ishte i shpejtë, që demantoi dhe dënoi këtë lajm të rrejshëm, e postimin e rrejshëm në këtë profil doli ta ketë bërë Tomazo de Bedeneti, gazetari italian i njohur për realizimin e intervistave dhe lajmeve të rreme.

Tomazo de Benedeti më parë kishte shkruar postime të rreme për liderët botëror, kurse një prej tyre është “varrimi” i Papës, Fidel Kastros dhe shumë liderëve tjerë fetarë dhe politikë.

Në vitin 2000 filloi të imagjinoj lajme, kur edhe e publikoi intervistën e parë imagjinare me një shkrimtar.