Nju Jork/ 400 të vdekur në metropolin amerikan në 24 orët e fundit

08.04.2020 17:37:20

Numri i rasteve me COVID-19 në Nju Jork është shtuar me më shumë se 5600 vetë në vetëm 24 orë, ndërsa 400 persona kanë humbur jetën.

Deri më tani në metropolin madh amerikan janë infektuar 77967 persona, ndërsa kanë vdekur 3602 vetë për shkak të pandemisë.

Shifrat tregojnë se si numri i viktimave, ashtu edhe i të infektuarve vazhdon që të rritet, ndërsa autoritetet po përpiqen të ndalin përhapjen e të shmangin viktimat.

Kryebashkiaku Bill de Blasio e bëri të qartë se kjo ka për të qenë një betejë e gjatë dhe mjaft e vështirë, por diferencën do ta bëjë distancimi social dhe vetizolimi.