Norvegjia e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

04.10.2017 12:47:26

Në vazhdën e takimeve të kurtuazisë me Ambasadorët rezident të shteteve të huaja të akredituar në Kosovë, dhe Ministri i Punëve të Kosovës, Behxhet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në margjina të këtij takimi, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Pacollin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke i përcjellë njëkohësisht edhe urimet nga Institucionet respektive të shtetit norvegjez.

Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e  palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.