Pas intervistimit nga Specialja, Thaçi e pret në takim Sami n

21.01.2019 15:34:40

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është pritur sot në një takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Thaçi e ka cilësuar Lushtakun si kontribuues të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka shkruar Thaçi.

Lushtaku para disa ditësh është rikthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Bashkë me Lushtakun, në Kosovë është kthyer edhe Rrustem Mustafa, që dje ishte takuar me Kadri Veselin.