Nuhiu: Policia do t’i zbatojë ligjet njëjtë për të gjithë qytetarët

29.12.2016 16:54:10

Ministri i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, pas pranimit të funksionit si ministër, në një letër me shkrim deklaroi se do të angazhohet që të gjithë të jenë të kënaqur nga puna e tij.

“Do të jap mundin maksimal që gjithë qytetarët të jenë të kënaqur me punën time, pa marrë parasysh etninë e tyre, fenë e tyre dhe përkatësinë politike.

Gjatë kësaj periudhe betohem se do të angazhohem në profesionalizëm, respektim të vlerave të Kushtetutës dhe standardeve të shtetit në kuadër të kompetencave të mia”, shkruan ministri i parë shqiptarë në Maqedoni i Ministrisë së Brendshme.

Nuhiu theksoi se policia në Maqedoni ka nevojë për respekt dhe mbështetje nga gjithë bashkësitë që jetojnë në vend, me qëllim që t’i realizojnë detyrat e tyre sipas vlerave ndërkombëtare.