Nuk e mbajti kujdestarinë – suspendohet urologu

13.09.2018 10:12:59

Doktori Fahredin Veselaj, është larguar përkohësisht nga puna, pasi i njëjti nuk ka qenë në detyrë, ndonëse ka qenë kujdestar, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju konfirmon se dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës”.

“Lënda është proceduar në komisionin disiplinor i cili do të marrë vendim”.