Tërmeti godet sërish Shqipërinë

13.09.2018 10:21:16

Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje janë ndjerë në Shqipërinë e Mesme.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka rënë rreth orës 04:51.

Epiqendra e tij ka qenë në një thellësi 4 kilometër në zonën e Elbasanit.

Kujtojmë që kjo verë ka qenë mjaft e goditur nga tërmetet në territorin e Shqipërisë.

Mbi 1 mijë lëkundje janë ndjerë nga fillimi i muajit korrik, ndërsa në disa raste është raportuar edhe për dëme të mëdha materiale.