Administratori i firmës që mirëmban rrugën Pogradec – Lin është proceduar penalsiht nga Policia e Korçës për shpërdorim detyre.
Në kohën kur vendi po kalon një situatë të ëvshtirë prej dëborës që ka bllokuar rrugët, 59-vjeçari A.D. nuk e ka bërë pastrimin e rrugës nga bora dhe akulli.
“Për pasojë,- njoftoi Policia, – janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.”






































