Një i pastrehë amerikan gjendet rrugëve të Tiranës

08.01.2017 11:08:35

Një shtetas amerikan është gjetur nga policia rrugëve të Tiranës në kushte tepër të vështira

Trevor Obrieh, 35 vjeç, ndodhej prej disa ditësh në Shqipëri dhe endej rrugëve në një situatë të vështirë, saqë Policia bashkiake është dashur ta dërgojë për ta strehuar në qendrën sociale në “Misto Mame”.

Obrieh kishte qenë më parë në Serbi, ku kishte humbur të gjitha sendet e tij personale dhe më pas ka ardhur në Shqipëri. Por nuk dihet pse ai nuk ka kërkuar ndihmën e ambasadës apo institucioneve të tjera.