Pamje nga shpërthimi i një pike gazi në Shkodër

08.01.2017 11:05:15
Një shpërthim ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan ku rimbushen bombolat e gazit, në Perash.

Dyqani ka marrë flakë, por fatmirësisht shitësi ka shpëtuar me pak lëndime.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe e kanë dërguar atë në spital për kontroll. Ndiqni pamjet.