Nuk gjenden hajnat që e dëmtuan Mimoza Kusari-Lilën

12.08.2016 22:22:49

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka një muaj që ka mbetur pa dokumentet e saja zyrtare, pasi me 11 korrik, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, persona të panjohur ia kanë thyer veturën dhe ia kanë vjedhur kuletën, ku kishte dokumentet.

Si çdo ditë tjerë, ajo kishte dalë të vraponte, por kur kishte arritur te makina, e kishte parë se ia kishin thyer dhe se i mungonte kuleta me dokumente.

Ka kaluar një muaj dhe ajo ende nuk ka ndonjë informatë për hajnat, ndonëse rasti qëndron i hapur në Policinë e Kosovës.

Kryetarja e Gjakovës në një prononcim  ka thënë se tashmë ka aplikuar për dokumente të reja.

“Ma kanë thyer makinën. Policinë e kam thirr menjëherë dhe rasti është hapur. Asnjë informatë shtesë nuk kam për autorët e krimit”, është shprehur Kusari-Lila.