Bulliqi kërkon sqarim nga Kadri veseli për demarkacionin

12.08.2016 22:36:28

Deputeti nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi i cili po e kundërshton demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi duke thënë se Kosova i humb 8 mijë hektarë tokë me këtë marrëveshje, i ka shtuar një pyetje publike kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Z. Veseli unë kam vetëm një pyetje publike për ju: “Cilat janë ato harta topografike 1:25000, kush i ka prodhue dhe nga cili botues janë ato në të cilat komisioni i juaj e ka shënjuar kufirin e ri “. Ndërsa opinionit publik i bejmë më dije se është shënjuar në po këto harta topografike të prodhuara nga Institutit Gjeografik Ushtarak të ish Jugosllavisë. Andaj kjo që thuani është pa ndonje mbështetje sepse ketyre ju ka besuar edhe vetë komisioni i juaj!”, ka shkruar Bulliqi në profilin e tij në Facebook.

Ky shkrim ka ardhur si reagim ndaj Veselit i cili dha një deklaratë në RTK se demarkacioni do të kalojë me 1 shtator dhe se Kosova nuk humb asnjë metër hektarë tokë.