LDK për zgjedhjen e Fidan Rekaliut kryetar i FR të LDK-së

25.12.2016 19:38:04

Të rinjët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me votë të fshehtë nga katër kandidat sa ishin në garë votuan për kryetar Forumi të Rinisë, Fidan Rekaliun.
Fidan Rekaliu i lindur dhe i rritur në Podujevë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik dega Shkenca Politike dhe Administrat Publike, njëherit ai është duke i ndjekur studimet Master për Politikat e BE-së.
Rekaliu ka qenë pjesëmarrës i shumë trajnimeve, seminareve dhe konferencave të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, të organizuara nga institucione prestigjioze, ku ka marrë njohuri të avancuara dhe është çertifikuar në shumë fusha, përndryshe ai ka qenë i angazhuar qysh në rini së pari si kryetar i nxënësve të fillores, gjimnazit për t’u kyçur pastaj në politikë së pari si kryetar i nëndeges në Podujevë, më tutje si kryetar i Forumit të Rinisë në degën e Podujevës dhe pastaj si nënkryetar i Forumit të Rinisë në nivel qëndror. Rekaliu së fundi është këshilltar i ministrit të infrastrukturës.
Si kryetar i Forumit të Rinisë i zgjedhur me shumicë votash u zotua se do të jetë përfaqësues i denjë dhe bashkë me rininë e LDK-së do të ju prijnë proceseve të rëndësishme për strukturat e saj dhe vendin.
Kryetari i deri tanishëm Armend Ibrahimi i falenderoi të gjithë në rrugëtimin e tij, ku së bashku ishin njëzëri drejt suksesit.
Kryeministri Mustafa në fjalën përshëndetëse të tij i përgëzoj të gjithë për këtë proces aq demokratik duke i’u ofruar përkrahje të vazhdueshme në proceset vendimarrëse të vendit.
Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, më shumë se kurr dëshmoi se është pjesë e ndryshimeve të rëndësishme dhe faktor kyç për strukturat e saj.