“Nuk iu kish kthye asnjë ushtar në Serbi”, Vuçiq viktimizohet pas deklaratës së Thaçit

30.03.2018 14:31:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova është e interesuar vetëm ta rikthejë në pronësi veriun e Kosovës, dhe nuk po interesohet për krijimin e Asociacionit.
Presidenti serb pati një përgjigje edhe për deklaratat e Thaçit i cili tha se nëse Vuçiqi do ta dërgonte Ushtrinë në Kosovë, “asnjë ushtarë nuk iu kish kthy”.

“Ata janë të mëdhenj, të fuqishëm dhe të fortë, sikur përkrahësit e tyre, ne jemi komb i vogël dhe ata mund të na rrahin duke e pasur përkrahjen e perëndimorëve. Paramendoni nëse disa OJQ serbe do të ftonin disa kosovarë, dhe ne do të përplaseshim me ta”, tha Vuçiq duke u viktimizuar, transmeton lajmi.net.

“Ne do të mbajmë paqen dhe do ta ruajmë stabilitetin”, tha presidenti serb.

Presidenti serb foli përsëri për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Tha se do të presë deri më 20 prill për ta shikuar se çfarë do të ndodhë.

“Asociacioni i komunave nuk është formuar pasi ata nuk duan, dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk do. Ata thanë se Prishtina është në një situatë të vështirë me demarkimin e kufirit, dhe s’kanë kohë për Asociacionin. Ata nuk duan, pasi kjo është vendosur si kusht qe pesë vite. Ky dokument duhet të zbatohet në praktikë”, tha Vuçiq.

“Ne do të presim nëse do të gënjejnë përsëri për 20 prillin. Ne shpresojmë se dikush nga bota do të merret me këtë problem”, përfundoi presidenti i Serbisë.