Profesori i filozofisë politike si dhe këshilltari i kryetarit të Kuvendit të kosovës, Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka thënë se i pengon përdorimi i termit “vend mysliman” për Kosovën.
“S’jemi shoqëri myslimane. Për të qenë e tillë, duhet të jetojmë sipas normave myslimane”, ka theksuar ai në “Pressing”.
“Nuk jemi shtet mysliman. S’jemi as shoqëri myslimane”, ka shtuar Latifi.
Sipas tij, duhet të bëhet një regjistrim i popullsisë, ku njerëzit duhet të deklarohen për këtë çështje.
“Me asnjë kriter s’jemi shoqëri myslimane”, është shprehur Latifi.






































