Nuk ka kuorum, nuk kalon Projektligji për UÇK-në

08.10.2020 10:51:07

As në këtë seancë nuk ka kaluar Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votim kanë marrë pjesë 37 deputetë, që rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ftuan që të votohet ky Projektligj, por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk i dhanë mbështetje.