Nuk ka maskë, nuk ka distancë, nuk ka polici – të rinjtë vërshojnë “te kafet e rakisë”

04.09.2020 22:26:03

Në kohë pandemie, kur Kosova ka bërë me ligj të obligueshme bartjen e maskës në vende publike dhe distancën sociale, në vendin e njohur në kryeqytet si “kafet e rakisë” kanë vërshuar të rinjtë.

Në këtë vend të rinjtë nuk po i respektojnë asnjë nga rekomandimet dhe masat e institucioneve shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ende është në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për kufizimin e orarit të lëvizjes nga ora 22:30 deri në ora 05:00.

Këto janë fotografitë: