Nuk kalon mocioni për shkarkimin e Nenad Rikalos

03.10.2017 16:59:01

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e LDK-së në lidhje me akuzat politike të shfaqura ndaj ministrit Nenad Rikalo.

Pro këtij mocioni kanë votuar 27 deputetë, kundër 40, kurse një ka abstenuar.

Votimi erdhi pas një debate me akuza e kundër-akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Opozita i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj ta shkarkojë Rikalon