Nuk kemi strategji për zhvillimin e Trepçës, tha Selmanaj

03.11.2016 23:38:01

Analisti Driton Selmanaj konsideron se Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm, andaj edhe nuk ka strategji për zhvillim të saj. Ai kështu është shprehur në debatin e televizionit 21, ku po debatohej nëse Trepça po kontestohet, ose jo.

Gjithmonë jemi referu se e ardhmja e zhvillimit është nën tokë por asnjëherë skemi mendu ashtu, nuk kemi punu ashtu. Akoma jemi në nivelin deklarativ nuk kemi strategji për zhvillimin e Trepçës.

Sikur të punonim më tepër dhe të hargjonim strategji në vënjen në funksion të Trepçës të fillojmë dhe ta gjejmë mënyrën e zhvillimit. Krejt çka kemi bo e kemi ndal prej likuidimit qaq asgjë tjetër.

Selmanaj tha  se AKP-ja është institucion i këtij vendi por pronar i këtyre resursvee nuk është ajo, sipas tij AKP vetëm i menaxhon.

Sipas Selmanajt vlerat tona janë në resurset që na i ka dhënë Zoti dhe resurset e bujqësisë.

“Kemi konsumu kohë dhe tash i kemi kalu disa faza të rëndësishme konsolidimin e shtetit dhe duhet të dalin në një rrafsh të zhvillimit të Kosovës. Unë nuk e besoj që Kosova edhe për një periudhë të gjatë nuk ko me ju bo konkurrentë kompanive si BMW, Wolsageni etj. Vlerat tona janë me resurset që na i ka dhënë Zoti dhe resurset e bujqësisë. A do të dijmë që ne ta shfrytëzojmë lignitin”, tha Selmanaj.