Numan Baliq shkarkohet nga pozita e zëvendësministrit

22.01.2018 15:31:30

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq është shkarkuar nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Numan Baliq është liruar nga detyra me kërkesë të partisë së ti”, ka thënë Matoshi.

Numan Baliq edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, ishte Ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar për shkak të mosrespektimit të rregullores së punës.