Obama: Do të ndihesha i fyer, nëse njerëzit me ngjyrë e votojnë Trumpin

18.09.2016 16:02:01

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka thënë se do të ishte fyerje personale, nëse votuesit me ngjyrë nuk do të kthehen për ta mbështetur Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.

Këto deklarime Presidenti Obama, i dha gjatë një fjalimi në Kongresin e Fondacionit të grupit drejtues me ngjyrë, organizatë kjo e cila kryen hulumtime mbi çështjet që prekin afrikano amerikanët, njofton Klan Kosova.

Sipas Barack Obama, ai do të fyhej rëndë nëse adhuruesit e tij, do të votonin Donald Trump e jo pasardhësen e tij Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA.