Obama e cilëson si “të shkëlqyer” bisedën me Trump

10.11.2016 18:56:06

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në largim, Barack Obama. Obama ka njoftuar se ka qenë “bisedë e shkëlqyer”.

Takimi në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka zgjatur më shumë se një orë, shkruan lajmi.net.

Trumpi në Uashington ka fluturuar nga Nju Jorku me aeroplanin e tij privat dhe ka aterruar në Aeroportin kombëtar, Reagan.

Derisa Trump takohej me Obamën, gruaja e tij, Melania, është takuar me Zonjën e Parë, Michelle.

Më pas, Trump do të shkojë në Capitol Hill.

Trump zyrtarisht e merr detyrën më 20 janar të vitit 2017.