Obama kritikon qëndrimin e Trump në lidhje me mundësinë e falsifikimit të zgjedhjeve

05.08.2016 20:06:23

Presidenti i SHBA ka kritikuar qëndrimin e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA mbi mundësinë e falsifikimit të zgjedhjeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Barak Obama, president i SHBA duke kritikuar qëndrimin e Donald Trump, kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA mbi mundësinë e falsifikimit, ka thënë se, përderisa nuk janë mbajtur akoma zgjedhjet, deklaratat për falsifikim nuk mund të merren parasysh.

Trump më herët kishte thënë se zgjedhjet presidenciale të SHBA do të falsifikohen dhe emri i Hillary Clinton, kandidates demokrate do të shpallet fituese nga kutitë e votimeve. Kohë më parë, presidenti amerikan Barack Obama ka lëshuar kritikat ndoshta më të ashpra ndaj kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, teksa është shprehur se ai është i papërshtatshëm për këtë post, si dhe ka ngritur pikëpyetje nëse partia e tij e mbështet ende kandidimin e miliarderit njujorkez.

“Ka ardhur momenti, në të cilin kushdo mund dhe duhet të thotë: Mjaft!”, u shpreh Obama. Kandidati republikan Trump është kritikuar ashpër për sulmin ndaj prindërve të një ushtari amerikan të ndjerë, prindër që folën hapur kundër tij