Obama: Përshëndetet përpjekja turko-ruse për Sirinë

04.01.2017 11:56:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka mirëpritur përpjekjen e Turqisë me Rusinë, për ripërtritjen e armëpushimit n Siri dhe bisedimeve për paqe, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Turqisë, Reep Tayyip Erdogan.

Shtëpia e Bardhë tha mbrëmë se Obama i ka shprehur ngushëllime Erdoganit për sulmin e “tmerrshëm” terrorist në Stamboll, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik, dhe për sulmin e 17 dhjetorit kundër policisë turke në Kajseri, për të cilin është fajësuar një grup jashtëligjor kurd.

Të dy liderët e kanë theksuar progresin në fushatën e tyre kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe janë pajtuar se “Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar me qëllim që ta mposhtin terrorizmin”, tha njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kjo bisedë telefonike u bë pas akuzave aktuale të Erdoganit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt se Shtetet e Bashkuara i kanë armatosur “terroristët” në Siri, që ishte referencë e qartë për ndihmën amerikane dhënë milicive kurde në Siri, që luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.