Obduksioni për Deharin, ekspertë mjeko-ligjorë edhe nga Zvicra

06.11.2016 14:25:35

Vendimin për obduksion, të të ndjerit Astrit Dehari, e ka përkrahur Lëvizja Vetëvendosje. Sekretari i VV, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk përjashtohet rasti që për autopsi të ketë ekspertë ligjorë nga jashtë.

“Na po kërkojmë që për shkak të krejt kësaj që ndodhi, deklaratave kontradiktore të përgjegjësve të rastit, të kemi ekspertë ligjorë nga jashtë. Nuk përjashtohet rasti që me marrë ekspertë nga Zvicra” ka thënë Molliqaj.
“Ne duam që autopsia të jete e sigurtë”, është shprehur ai.