OBRM-PDUKM dhe LSDM përplasen për çështje investimesh në sisteme kullimi të ujrave atmosferik

04.09.2016 16:27:35

Në konferencën e sotme për shtyp, Damjan Mançevski nga LSDM-ja deklaroi se nëse investimi në rrotën panoramike do të bëhej për objekte infrastrukturore për mbrojtje nga vërshimet, atëherë katastrofa natyrore nuk do të kishte ndodhur.

Ndërkaq, zv. ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, në konferencën e njëjtë paralajmëroi ndalesë për ndërtime të objekteve rreth bregut të lumit Vardar dhe lumejve tjerë në Maqedoni.

Që të dy u zotuan se do të investojnë deri 10 milion euro në vit në sisteme hidrometeorologjike dhe sisteme për ujitje dhe për kullim, në rajonet më të rrezikuara nga përmbytjet.

Ndaj kësaj konference ka reaguar partia në pushtet, OBRM-PDUKM, duke pyetur se përse LSDM-ja me vite është kundër subvencioneve për pastrimin e kanaleve të kullimit në Gazi Babë, për projektimin e qarkores, ndërkaq pyesin se përse LSDM-ja ishte edhekundër menaxhimit të ujrave në vitin 2005.

Pyetjet e OBRM-së drejtuar LSDM-së janë edhe për Kumanovën, Strumicën dhe komunën Qendër, për të cilat pyesin se sa kilometar kanalizim atmosferik është ndërtuar në këto komuna